Çfarë po ndodh në Korçë? Ndërpritet disa herë votimi për kreun e PD-së
Dritare.net

Procesi i votimit për kryetarin e degës së Partisë Demokratike në Korçë është shoqëruar me tensione dhe debate të forta mes komisionerëve dhe pjesëmarrësve, duke sjellë ndërprerje të përsëritura të procesit.
Sipas raportimeve, përplasjet kanë nisur për shkak të listave të votuesve, ku disa persona kanë pretenduar se nuk figuronin në regjistër. Situata ka degraduar në debate të ashpra mes palëve, ndërsa në një moment është ndërprerë votimi për disa orë.
Pas rifillimit të procesit, tensionet kanë vijuar, duke krijuar kaos dhe mosmarrëveshje të reja rreth administrimit të votimit dhe pjesëmarrjes së votuesve.
Ngjarja ka reflektuar një klimë të tensionuar brenda degës së PD në Korçë, në një proces që pritej të zhvillohej normalisht, por u shoqërua me përplasje dhe paqartësi mbi listat zgjedhore./K.C/dritare.net