
Çfarë mendojnë shqiptarët për vizitën e Ramës në Britani të Madhe!
Dritare.net
Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama ishte për një vizitë zyrtare në Britani të Madhe, ku foli për problematikat që kanë hasur shqiptarët, gjuhën e urrejtjes së përdorur ndaj tyre edhe shumë të tjera.
Dritare bëri një sondazh në kanalin e saj zyrtar në Youtube DritareTV ky pyeti ndjekësit se çfarë mendojnë për vizitën e Ramës në Britani të Madhe. Në sondazh votuan mbi 3,200 ndjekës të DritareTV dhe shumë të tjerë dhanë mendimin e tyre.
Shumë ndjekës e cilësuan si të dobishme vizitën e Ramës në Britani të Madhe.
“Mua më duket jo e kotë vizita e kryeministrit. Do kemi një favor ne shqiptarët që jetojmë prej vitesh këtu në Britaninë e Madhe dhe besoj se do u lehtësojnë sado pak që të kenë mundësi shqiptaret për të drejtat e tyre dhe mos të dallohen dhe të urrehen...!”, komenton një ndjekës i DritareTV, i cili jeton në Britani të Madhe.
Ndërsa një tjetër shprehet: “Është i vetmi kryeministër që i ka dalë për zot vendit dhe bashkëkombësve tanë kudondodhur. Jemi krenar për falën e tij me kryeministrin e Britanisë ku i vuri pikat mbi "i" tregoi dhe një herë se është një burrë shteti i vërtetë jemi krenar për të.”
Por ka pasur edhe të tjerë që thonë se ishte vizitë e kotë./K.C./dritare.net

















