Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Exit poll-et në Gjermani nxjerrin fituese partinë CDU-CSU. Reagon Scholz

Exit poll-et në Gjermani nxjerrin fituese partinë CDU-CSU. Reagon

Dalin sondazhet e para pas mbylljes së kutive të votimit në Gjermani. Friedrich Merz dhe Kristian Demokratët e tij kanë një epërsi të padiskutueshme, sipas të dyja sondazheve që kanë dalë pas mbylljes së votimit në Gjermani.

Ndërkohë e dyta renditet ekstremi i djathtë, ndërsa Olaf Scholz i treti.

Sondazhi nga ZDF:

CDU – CSU – 28,5%

AFD – 20%

SPD – 16.5%

Gjelbrit – 12%

Linke – 9%

FDP – 5%

BSW – 5%

Sondazhi nga ARD:

CDU – CSU – 29%
AFD – 19,5%
SPD – 16%
Gjelbrit – 13.5%
Linke – 8.5%
FDP – 4.9%
BSW – 4,7%

Kancelari gjerman Olaf Scholz, kreu i Social Demokratëve (SPD), thotë se rezultatet e zgjedhjeve janë “të hidhura” për partinë e tij, duke i quajtur ato një “humbje”.

Exit poll-et treguan se SPD ishte në vendin e tretë, me 16-16.5% të votave. Duke folur me mbështetësit në Berlin, Scholz thotë se është një moment “në të cilin ne duhet të pranojmë se kemi humbur zgjedhjet”.

Në zgjedhjet e mëparshme, thotë ai, partia kishte një rezultat “më të mirë” për të cilin ai ishte “përgjegjës”, duke shtuar se ky rezultat “është më i keq dhe unë jam përgjegjës edhe për këtë”.

Scholz përgëzoi ndërkohë Friedrich Merz, liderin e partisë konservatore Demokristiane, i cili rezulton i pari në sondazhe./K.C/dritare.net