
Ermonela Felaj: Çfarë do të bëja po të isha prokurore e SPAK!
E Hënë 7 Prill 2025, 19:07
Dritare.net
Ermonela Felaj kandidate e PS për deputete në Tiranë ka ushtruar detyrën si prokurore në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Fier dhe Berat deri në vitin 2009. E ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV, zonja Felaj u pyet se çfarë do të bënte ndryshe nëse do të ishte prokurore e SPAK.
Pjesë nga biseda në studio:
Roland Qafoku: Çfarë do të bënit po të ishit prokurore në SPAK?
Ermonela Felaj: Këto që po ndodhin nuk janë gjëra të këqija, tregon që reforma ia vlejti.
Roland Qafoku: Do të ndryshoje diçka nga këto që kanë ndodhur?
Ermonela Felaj: Besoj se lufta do të duhet të thellohet. Jo vetëm ndaj korrupsionit, por edhe ndaj krimit të organizuar. /L.F-dritare.net

















