
Rama ndan fotot me socialistët: Pas fitores spektakolare për Shqipërinë 2030
E Premte 20 Qershor 2025, 08:08
Dritare.net
Kryeministri dhe njëherazi Kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka përshëndetur ndjekësit këtë mëngjes me një urim të shoqëruar nga një përmbledhje fotografike nga festimet për 34-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ndau fotoalbumin e kësaj ngjarjeje, duke e cilësuar si një moment të rëndësishëm që vjen menjëherë pas, siç e quajti ai, “fitores më spektakolare për Shqipërinë 2030”, duke ju referuar zgjedhjeve të fundit ku PS doli fituese.
“MIRËMËNGJES dhe me FotoALBUMIN e ditëlindjes së 34-të të Partisë Socialiste, e cila erdhi fill pas fitores sonë më spektakolare për Shqipërinë 2030, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi ai./L.F-dritare.net

















