Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shpallen dy ditë zie në nder të shkrimtarit Ismail Kadare!

Shpallen dy ditë zie në nder të shkrimtarit Ismail Kadare!

Me Vendim të Këshillit të Ministrave e marta dhe e mërkura janë shpallur ditë zie për nder të shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadaresë, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

Nga të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri gjysmështizë.

Ndërkohë do të mbahen homazhe publike dhe ceremoni shtetërore në nder të tij në mjediset e Teatrit Kombëtarë të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor në Tiranë, të mërkurën në oraret 09:00-11:00 dhe 11:30-12:30.

Ndërsa në orën 13:00, në nderim të shkrimtarit ndërpritet çdo veprimtari dhe do të mbahet një minutë heshtje./K.C/dritare.net

Shpallen dy ditë zie në nder të shkrimtarit Ismail Kadare!Shpallen dy ditë zie në nder të shkrimtarit Ismail Kadare!