Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dogjën për së gjalli fëmijë e gra. Masakrat e serbëve në Lumë!

Dogjën për së gjalli fëmijë e gra. Masakrat e

Historiani ushtarak Përparim Rexhepaj i ftuar në emisionin “Shqip nga Dritan Hila” në DritareTv foli për rrethimin e Shkodrës në Luftën e Parë Ballkanike, nga ushtria malazeze. Po ashtu zoti Rexhepaj flet edhe për masakrën që bëri Serbia në Lumë, si hakmarrje për 1000 ushtarët serbë që u vranë kur po tentonin nga Luma për të pushtuar Lezhën.

"Më 18 nëntor hynë në Lezhë, dy divizione serbe. Serbia donte të pushtonte Shqipërinë dhe të dilte në Adriatik, prandaj nisi dy divizione. Divizioni i parë u nis nga Gjakova, erdhi në Lezhë dhe divizioni i dytë u nis nga Prizreni, kaloi në Lumë dhe u vendos në Lezhë. Kur kaloi në Lumë, shqiptarët i bënë një kurth ushtrisë serbe dhe u bë një betejë e madhe treditore, ku u vranë mbi 1000 ushtarë serbë. Për hakmarrje gjenerali serb dha urdhër që të zhdukej komplet Luma dhe shkuan atje e bënë masakra të tmerrshme. U vranë 1500 lumjanë. I merrnin nga fshati dhe i vrisnin në Prishtinë, i vinin mbi kashtë fëmijë e gra dhe i digjnin të gjallë, i vrisnin me bajonetë. Krime të mëdha dhe të tmerrshme. Luma është simbol i qëndresës popullore shqiptare në luftën e parë ballkanike, nuk e bëri asnjë krahinë tjetër.”, u shpreh zoti Përparim Rexhepaj, i cili është nënkolonel në pension, historian ushtarak dhe për shpjegimin që bën i referohet arkivave serbe, malazeze, greke, otomane, shqiptare dhe botimeve amerikane e angleze./K.C/dritare.net