
Dita e sotme do të jetë me mot të kthjellët dhe të ngrohtë gjatë orëve të paradites, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet moti në zonat malore Verilindore – Juglindore.
Parashikohet që orët e pasdites të sjellin shtim të vranësirave dhe lagështirës në ajër në të gjithë territorin e vendit, ndërsa në skajin verior priten rrebeshe të izoluara shiu.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit por rriten ndjeshëm maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 25°C vlera maksimale e cila pritet shumë qarqe të zonës së ulët.
Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 70 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 6 ballë./L.F-dritare.net

















