Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dita e Alfabetit! Rama: Dita që vulosi shqipen!

Dita e Alfabetit! Rama: Dita që vulosi shqipen!

Sot më 22 nëntor është Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili u njësua në Kongresin e Manastirit.

Kongresi i Manastirit u zhvillua mes 14-22 nëntorit të vitit 1908.

Në të morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme. Kongresi njësoi alfabetin me 36 shkronja latine, që e përdorim edhe sot.

Kryeministri Edi Rama ka uruar Ditën e Alfabetit. Në një postim në rrjete sociale, ai shkruan se kjo ditë vulosi jo vetëm shqipen si kod gjyhësor por edhe si një univers identiteti.

Dita e Alfabetit! Rama: Dita që vulosi shqipen!


"Mirëmëngjes dhe gëzuar Ditën e Alfabetit, ditën që vulosi shqipen jo vetëm si kod gjuhësor, por si një univers identiteti, mendimi e kulturash në rrugën drejt së ardhmes ku fjala shqipe vazhdon të ndërtojë historinë e një kombi që shpirtin e ka te gjuha", ka shkruar kryeministri.