
Diell i fortë dhe temperatura mbi mesataren. Kujdes në orët e pikut!
E Shtunë 5 Korrik 2025, 08:08
Dritare.net

Dita e sotme pritet të jetë kryesisht me diell në pjesën më të madhe të territorit, me temperatura që do të vazhdojnë të jenë të larta. Vlerat maksimale do të arrijnë deri në 37°C në zonat e ulëta, ndërsa në zonat malore do të shkojnë deri në 31°C. Era do të fryjë mesatare nga veriperëndimi me shpejtësi deri në 30 km/h, ndërsa lagështia në ajër do të mbetet e lartë, duke rritur ndjesinë e vapës./E.P-dritare.net

















