Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dëshmia rrëqethëse e djalit të viktimës së Masakrës së Borovës

Dëshmia rrëqethëse e djalit të viktimës së

Sot mbushen 81 vite nga Masakra e Borovës, një nga krimet më të rënda të ushtrisë naziste në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në këtë përvjetor, Dritare.net sjell dëshminë prekëse të Serafin Lika, që mbeti pa baba kur ishte vetëm 8 muajsh.

Dëshmia rrëqethëse e djalit të viktimës së

Më 6 korrik 1943, pas një sulmi partizan në afërsi të fshatit Borovë, forcat naziste gjermane ndërmorën një hakmarrje të tmerrshme ndaj civilëve të pafajshëm. Ata pushkatuan 107 banorë, gra, fëmijë dhe të moshuar dhe dogjën fshatin.

Ndër viktimat ishte edhe babai i Serafin Likës, 33-vjeçari Kristofor Lika, pjesëtar i Këshillit Nacionalçlirimtar. Ai u mor së bashku me 10 burra të tjerë dhe u pushkatua në mënyrë barbare pranë urës së Barmashit. Trupi i tij u varros më pas në një varr të përbashkët, dhe më vonë u rivarros në memorialin e ngritur në Borovë.

Dëshmia rrëqethëse e djalit të viktimës së

“Nuk e kam njohur kurrë babanë tim. Kam qenë vetëm 8 muajsh kur e vranë. E kam parë vetëm në fotografi. Nënën time nuk e pyeta kurrë shumë, sepse sa herë fliste për të, qante,” rrëfen Serafini me një zë që ende dridhet nga kujtimet që nuk i përkasin vetëm familjes së tij, por historisë së një kombi të tërë.

Çdo 6 korrik, Serafini shkon pranë memorialit të Borovës, ku nderon kujtimin e babait dhe të gjithë viktimave të asaj dite të zezë.

Dëshmia rrëqethëse e djalit të viktimës së

Kujtesë që s’duhet të shuhet

Masakra e Borovës nuk është vetëm një ngjarje tragjike e së shkuarës, por një kujtesë e gjallë se dhuna ndaj civilëve është krim që nuk mund të harrohet. Në një kohë kur historia rrezikon të zbehet në kujtesën kolektive, zëri i dëshmitarëve si Serafin Lika është një thirrje për drejtësi, reflektim dhe paqe./ dritare.net