
Dëshmia e Nuredin Dumanit që fundosi grupin kriminal të trafikut të drogës
Dritare.net
Grupi kriminal i trafikut të drogës u fundos nga dëshmitë e 3 të penduarve të drejtësisë, ku një prej tyre edhe Nuredin Dumani, i cili ka zbardhur rolet e çdo personi të përfshirë në këtë grup që trafikonte drogë. Dumani ka dhënë të dhëna të dobishme për të zbuluar rolin e Adi Çobës, por edhe Elvis Doçit, trafikantit shqiptar të drogës të njohur si “Visi i Pojës”, pasi është nip i Xhevdet Troplinit, i njohur si “Poja”. Dumani, e tregon Visin e Pojës si një eksponent të lartë në kontekstin kriminal, duke i bashkangjitur edhe xhaxhanë e tij, Xhevdet Troplinin, i cili njihet ndryshe si "Poja".
Ja dëshmia!
Dumani: “Nuk e di mbiemrin e tij, por e njoh me emrin VISI. E njoh prej vitesh, që kur isha i vogël, rreth 16-17 vjeç.”
P.M. DOKTOR CHIMIENTI: Çfarë di për këtë Visi, çfarë bënte?
Dumani: “Visi është një negociator shumë i mirë.”
P.M. DOKTOR CHIMIENTI: Negociator i çfarë?
Dumani : “Fillimisht për trafikun e heroinës.”
Oficer P.G Gjoni: Në cilin vit?
Dumani: “Flasim për vitet 2010 deri më 2013, ishin më të fuqishmit.”
P.M. DOKTOR CHIMIENTI: Gjithmonë për heroinë?
Dumani: “Për heroinën.”
P.M. DOKTOR CHIMIENTI: Në cilën periudhë?
Dumani: “2010 – 2013.”
MAJG. CEA: A bënte pjesë në një grup?
Dumani: “Një grup shumë i madh. Është grupi i Xhevdet TROPLINIT.”
Oficer P.G DUKA: Shpjego lidhjen që ka me Xhevdetin.
Dumani: “Grupi i Xhevdet TROPLINIT, vitet e fundit, është bërë grupi më i madh, të paktën në qytetin e Durrësit.”
Oficer P.G GJONI: Për çfarë?
Dumani: “Për trafikun e kokainës dhe heroinës, pastaj për vrasje. Jo vrasje me pagesë.”/K.C/dritare.net

















