Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ilir Demalia: Rama ta shkarkojë Ballukun!

Ilir Demalia: Rama ta shkarkojë Ballukun!

Ilir Demalia i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV ka deklaruar se kryeministri Edi Rama duhet ta shkarkojë Belinda Ballukun nga posti i zëvendëskryeministres dhe ta lërë të përballet me drejtësinë.

“Rama duhet ta shkarkojë Belinda Ballukun. Korrupsioni nuk diskutohet, këtë e pranon edhe vetë kryeministri. Por akuzat se Balluku ka 320 apartamente dhe ka vjedhur 50 milionë dollarë janë absurde.”



Sipas Demalias, problemi kryesor nuk është vetëm Balluku, por mënyra se si funksionon drejtësia.

“Akuza e SPAK-ut është për shkelje procedurash. Pse SPAK ende nuk ka ngritur akuzë? Mund të jenë bërë favore në procedura. Drejtësia nuk vendoset me nxitim dhe spektakël, por me ligj dhe qetësi.”
Ai shton se Balluku nuk pritet të lëshojë mandatin e deputetes, pasi imuniteti i shërben si mburojë politike.

“Nuk besoj që do ta lëshojë mandatin. Do ta mbajë për t’u ballafaquar dhe për të pasur kohë të mbrohet, duke përdorur imunitetin parlamentar.", tha Demalia në DritareTV./K.C/dritare.net