Na ndiqni edhe në

Shqip

Demalia: Ja arsyeja e vërtetë pse Trump ndërhyri në Venezuelë!

Demalia: Ja arsyeja e vërtetë pse Trump ndërhyri në

Arrestimi i presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, nga forcat speciale amerikane ka hapur një kapitull të ri dhe të rrezikshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare. I ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV, analisti Ilir Demalia e cilësoi ndërhyrjen e SHBA-ve si shkelje të konventave ndërkombëtare dhe një precedent që mund të përdoret nga fuqitë e tjera të mëdha.

“Kjo është një çështje shumë më e komplikuar. Edhe vetë Trump e tërhoqi akuzën për përfshirjen e Venezuelës në kartelet e drogës. Venezuela nuk ka lidhje me drogën, këto lidhje i kanë Meksika dhe Kolumbia. Por gjithmonë thuhet diçka për të bërë diçka tjetër. Këtë e pamë edhe në Irak, ku u tha se kishte armë kimike dhe më pas rezultoi se nuk kishte asgjë.”, tha Demalia.
Demalia thekson se arsyeja reale e ndërhyrjes lidhet me interesat gjeopolitike të SHBA-ve dhe afrimin e Venezuelës me Kinën dhe Rusinë.

“Maduro u eliminua për të mos lejuar hyrjen e Kinës dhe Rusisë në oborrin e Shteteve të Bashkuara. Kjo ka të bëjë me naftën, interesat ekonomike dhe zonat e influencës.”
Ai paralajmëroi se kjo lëvizje mund të hapë rrugën për veprime të ngjashme nga Rusia dhe Kina.

“Krijohet një precedent i rrezikshëm. Putini mund të shkojë të marrë Ukrainën, Kina mund të hyjë në Tajvan. Jemi në një moment shumë delikat të ripozicionimit gjeopolitik global.”/K.C/dritare.net