Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme
Dritare.net

Ministri Blendi Gonxhja ka njoftuar se Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale ka shpallur qytetin e Delvinë pasuri kulturore të paluajtshme, në kategorinë “Ansambël Arkitektonik Urban”.

Ky vendim vjen si një vlerësim për rëndësinë e veçantë historike, arkitektonike dhe urbanistike të qytetit, duke synuar mbrojtjen, ruajtjen dhe konservimin e trashëgimisë së tij kulturore.
Sipas ministrit, ky status i ri nuk ka vetëm qëllim ruajtjen e identitetit historik dhe kulturor të Delvinës, por edhe nxitjen e zhvillimit të turizmit kulturor.

Ai pritet të ndikojë pozitivisht në promovimin e ndërhyrjeve restauruese dhe në rritjen e ndërgjegjësimit publik për rëndësinë e trashëgimisë kulturore si një aset i çmuar kombëtar.

Ky hap konsiderohet i rëndësishëm për fuqizimin e rolit të qytetit në hartën kulturore dhe turistike të vendit, duke e kthyer atë në një destinacion më tërheqës për vizitorët vendas dhe të huaj./L.F-dritare.net