Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Braçe kandidat për kryetar të Tiranës? Ja çfarë thotë deputeti socialist për Dritare TV!

Braçe kandidat për kryetar të Tiranës? Ja

“Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme!”, ky është lajmi që hap faqet e para të kësaj të diele thuajse çdo portal në vend.

Lajmi u prodhua pas mbledhjes së djeshme gjatë mbledhjes së Partisë Socialistë në njësinë numër 5.

Në një përgjigje për Dritare TV, deputeti socialist citoi se:

“Çfarë thuhet në shtëpi, mbetet në shtëpi”!

Zoti Braçe nuk konfirmoi por as mohoi, mundësinë e një kandidimi. Fakt mbetet që në zgjedhjet e 11 majit, deputeti socialist, doli i dyti ndër më të votuarit në qarkun e Tiranës, me rreth 24 mijë vota.

Deri më tani emri zyrtar i PS për bashkinë e Tiranës, është Ogerta Manastirliu, njoftim që u bë i ditur gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS, në shtator të 2025 nga kryeministri Edi Rama i cila tha se kurdo të mbahen zgjedhjet në Tiranë, kandidatja e PS do të jetë Ogerta Manastirliu./L.F-dritare.net