Na ndiqni edhe në

Histori Shqiptare

Vajza shqiptaro-greke ka një pyetje dhe një dëshirë!

Vajza shqiptaro-greke ka një pyetje dhe një dëshirë!

Gjatë një diskutimi të hapur me shqiptarët e Greqisë, në ambasadën shqiptare në Athinë, gazetarja Rudina Xhunga, ndau me të pranishmit disa nga sfidat dhe prapaskenat e profesionit të gazetares në Shqipëri.
Zonja Xhunga u pyet nga Xhodi Lulati, një shqiptaro-greke me një zë të mrekullueshëm, por me pasion për gazetarinë rreth vështirësive që hasin gratë në një shoqëri shpesh patriarkale dhe si i përballon ajo “intervistat e vështira”.

Vajza shqiptaro-greke ka një pyetje dhe një dëshirë!

E pyetur se si e ka përjetuar gazetarinë si grua në Shqipëri, një vend me elemente patriarkale dhe mizogjine, Rudina Xhunga, gazetarja me mbi 3 dekada karrierë, tha se pasioni është forca lëvizëse që tejkalon çdo pengesë.
“Gazetarinë, nëse e do, do e bësh. Nuk do të bëhen pengesë as burrat, as xhelozitë, as problemet,” u shpreh ajo.

Sipas saj, asnjë barrierë e jashtme nuk mund ta ndalojë dikë që e do punën e tij, duke shtuar pavarësisht cdo lloj sfide që mund të kesh do gjesh një rrugë tjetër për të bërë atë që do.

Përveç sfidave sociale, gazetarja foli edhe për momentet e vështira profesionale, siç janë intervistat e sikletshme . Ajo pranoi se intervistat që nuk të pëlqejnë ekzistojnë, por ato janë thjesht “pjesë e punës”.
Për të ilustruar këtë, ajo ndau një përvojë konkrete nga karriera e saj.
Pavarësisht situatave te pazakonta, ajo tregoi se i çon intervistat deri në fund, duke dëshmuar se profesionalizmi dhe këmbëngulja janë thelbësore për të kapërcyer edhe momentet më të çuditshme dhe sfiduese në botën e gazetarisë.

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)