Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit Gonzato, Rama: Qentë, karvani ecën përpara

Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit Gonzato, Rama: Qentë, karvani

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili deklaroi se ambasadori i Bashkimit Evropian po impononte bindjet e tij në ligjin për barazinë gjinore.

Në “X”, teksa ka rishpërndarë postimin e komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, Rama ka kërkuar ndjesë për mënyrën se si, sipas tij, një ligj “fisnik dhe plotësisht në përputhje me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin” është keqpërdorur për qëllime politike.

“Kërkojmë ndjesë për mënyrën fyese se si një ligj shumë fisnik, plotësisht në përputhje me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin, është keqpërdorur për të shtrembëruar perceptimin publik, si dhe për mënyrën se si Ambasadori i BE-së është shfrytëzuar për një qëllim kaq të ulët.

Megjithatë, siç themi në shqip, qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, shkruan Rama./dritare.net