
Dash Sula thotë se Sali Berisha gënjen kur thotë se i ka ofruar mundësinë e garës në listë të hapur për deputet. I ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në Dritare TV, zoti Sula u shpreh se:
“Unë iu ofrova Sali Berishës për listë të hapur. Berisha gënjen kur thotë se më ka bërë këtë propozim. E sfidoj të vijë ballë për ballë në debat. Nuk më ka dhënë mundësi as në listë të hapur as në listë të mbyllur”, u shpreh Sula./L.F-dritare.net

















