
Kujdes!!! Nëse ju vjen në WhatsApp ky mesazh mos e hapni!
E Hënë 7 Prill 2025, 00:12
Dritare.net
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike apelon tek qytetarët të bëjnë kujdes pasi po shpërndahen mesazhe mashtrimi në platformën “Whatsapp”.
“Një mesazh që kërkon të votohet në një sondazh po shpërndahet në rrjetin whatsapp. Bëni kujdes, ky mesazh është mashtrues”, apelon AKSK-ja.
Përmes tyre synohet vjedhja e të dhënave të përdoruesve.
Në të tilla situata, qytetarët duhet të bëjnë kujdes dhe mos të klikojnë linqe të tilla, por t’i raportojnë ato menjëherë pranë autoriteteve përkatëse./L.F-dritare.net

















