
A ka një pak të fshehtë Basha me Berishën? Flet Dash Sula!
Dritare.net
Dash Sula i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në Dritare TV thotë se Basha është i vdekur politikisht. Dash Sula thotë se Basha duhet të japë llogarinë për disa vendimmarrje politike nëse ka bërë pakte me Berishën ose jo.
“Unë kam pasur shumë debate me Lulzim Bashën. Për mua ai është i vdekur politikisht. Nuk ka nuhatje, nuk di të veprojë politikisht. Sali Berisha bëri Foltoren, ndërsa Basha ishte në gjumë. Në një takim unë i kam thënë Bashës që duhet të hiqte dorë nga drejtimi i PD. Nuk janë të falshme dy veprime të Bashës, djegia e mandateve në 2019 që po të kishte kurajo do të thoshte që e ka bërë me urdhër të Sali Berishës ose që e ka bërë me kokën e tij. Nga ky moment nisi zhbërja e PD. Dhe momenti i dytë është mospjesëmarrja në zgjedhjet vendore. Ai nuk foli kurrë për këto vendime nëse i mori vetë apo me urdhër. Kjo e dëmton dhe tregon se nuk është lider politik. Basha ka vetëm një cilësi që nuk është i dhunshëm. Por politikisht nuk kupton. Një tjetër gjë për të cilën duhet të japë llogari është nëse i ka përjashtuar Topallin, Patozin, Boden, me kokën e tij apo pas një marrëveshje me Berishën. Ai duhet ta thotë se pse e bëri dhe a ka një pakt të fshehtë me Berishën për këtë?!”, u shpreh zoti Sula në Dritare TV./L.F-dritare.net

















