Corriere Della Sera: Zbulo Shqipërinë, me biçikletë mes detit dhe fshatrave të gurtë!
Dritare.net

1085 kilometra, 4 vende të Unesco-s, 15 ditë. Këto janë numrat e itinerarit me dy rrota për të zbuluar një nga vendet më të egra dhe më pak të njohura të Europës, Shqipërinë dhe në veçanti Shqipërinë juglindore.
Me biçikletë udhëton pa nxitim, në rrugët mes tokave të egra ku majat, luginat, vreshtat dhe fshatrat e lashta të varura në shpatet e maleve ndjekin njëri-tjetrin, por edhe në manastiret e kështjellat me pamje nga deti dhe qytetet historike, ku koha duket sikur ka ndalur.
Një aventurë që fillon dhe mbaron në të njëjtin vend, në Tiranë, kryeqytetin e zhurmshëm të Tokës së Shqiponjave dhe vazhdon më tej. Dy javë udhëtim janë të rekomanduara nga krijuesi i guidës, e cila kalon përgjatë brendësisë jugore të Shqipërisë deri në kufirin me Maqedoninë e Veriut, përgjatë brigjeve të liqenit më të vjetër dhe më të thellë në kontinentin e vjetër dhe më pas në brigjet e lumit të fundit të egër në Evropë, Vjosës, gati për t'u bërë park kombëtar.
Dhe pastaj, përsëri, qytete me një histori mijëravjeçare të përfshira nga UNESCO në listën e vendeve të trashëgimisë botërore, vende arkeologjike të paçmueshme, plazhe të paprekura, gjire sekrete dhe kështjella me pamje nga deti.
Një mundësi unike për të udhëtuar këtë pranverë, ose në fillim dhe në fund të verës, në një nga territoret e fundit të paeksploruara dhe autentike në Evropë.
Një udhëtim i ngadaltë me biçikletë, mes fshatrave me shpirt të lashtë, manastire me pamje nga deti, fshatra të gurtë dhe mikpritje të kohëve të tjera./Corrieredellasera/M.T/dritare.net