Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Buqetë trëndafilash të bardhë për Papa Françeskun, kryeministri dhe familja e tij nderojnë atin e ndjerë!

Buqetë trëndafilash të bardhë për Papa

Gjatë vizitës zyrtare në Vatikan, kryeministri Rama është ndalur për homazhe te varri i Papa Françeskut në Santa Maria Maggiore. Së bashku me bashkëshorten, Lindën dhe djalin, Zahon, ata kanë lënë një buqetë trëndafilash të bardhë duke nderuar kujtimin e tij.

“Homazhi në varrin e Papa Françeskut, mik i paharruar i Shqipërisë dhe i familjes sonë, që nuk harronte kurrë të lutej për popullin tonë e të na dërgonte mesazhet e tij të miqësisë, ishte një çast i veçantë i vizitës në Selinë e Shenjtë”, shkruan Rama krah videos së ndarë në rrjetet sociale.