Na ndiqni edhe në

Bota

SHBA-ja rrëzon një dron iranian që iu afrua aeroplanmbajtëses amerikane

SHBA-ja rrëzon një dron iranian që iu afrua

Ushtria amerikane rrëzoi të martën një dron iranian Shahed-139, i cili iu afrua aeroplanmbajtëses USS Abraham Lincoln në Detin Arabik, njoftoi Komanda Qendrore e Ushtrisë së SHBA-së. Droni u godit nga një avion luftarak F-35C për vetëmbrojtje dhe për të mbrojtur anijen dhe ekuipazhin. Asnjë ushtar amerikan nuk u lëndua dhe nuk pati dëme në pajisjet e SHBA-së.

Ngjarja ndodhi ndërkohë që diplomatë po përpiqeshin të organizonin bisedime bërthamore midis SHBA-së dhe Iranit. Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se me anijet luftarake amerikane të vendosura pranë Iranit, mund të ndodhin “gjëra të këqija” nëse nuk arrihet një marrëveshje.

Pas lajmit për rrëzimin e dronit, çmimi i naftës u rrit mbi 1 dollar për fuçi.

Në një incident të ndarë, po të martën në ngushticën e Hormuzit, forcat iraniane të Gardës Revolucionare provokuan një anije tregtare amerikane me flamur të SHBA-së, duke tentuar të ndalonin dhe të hipnin në bord. Anija, M/V Stena Imperative, vazhdoi lundrimin e saj me shpejtësi, ndërsa anija luftarake amerikane USS McFaul i ndoqi. Situata u qetësua dhe anija amerikane po lundronte në siguri./K.C/dritare.net