Bllokohet aksi Librazhd–Korçë, ja oraret kur të lëvizni!
Dritare.net

Policia Rrugore e Elbasanit ka bërë me dije se, për shkak të punimeve në aksin Librazhd–Korçë, në zonën e fshatit Dragostunjë, qarkullimi i mjeteve do të ndërpritet përkohësisht gjatë natës.
Sipas njoftimit zyrtar, bllokimi do të jetë në fuqi nga 3 shkurt 2026 deri më 5 shkurt 2026, në intervalin 22:00–05:00. Gjatë këtij orari, rruga do të jetë e pakalueshme për të gjitha automjetet, sidomos për mjetet e tonazhit të rëndë. Për situatën janë informuar edhe pikat e kalimit kufitar, me qëllim njoftimin e drejtuesve të mjeteve.
Gjatë kohës së bllokimit do të lejohen të lëvizin vetëm autoambulancat, mjetet zjarrfikëse dhe automjetet e Policisë.
Si alternativë për mjetet e vogla është përcaktuar aksi “Maliq–Lozhan–Moglicë–Gramsh”, në drejtim të Tiranës dhe në kthim.
Dy ditë më parë, në zonën e Dragostunjës, një rrëshqitje masive gurësh dhe dherash bllokoi qarkullimin në këtë segment për disa orë./K.C/dritare.net