Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Brenda muajit maj rifillon kontrolli teknik i automjeteve!

Brenda muajit maj rifillon kontrolli teknik i automjeteve!

Pas pezullimit që prej fillimit të këtin viti, brenda muajit maj pritet të rifillojë kontrolli teknik i mjeteve. Drejtori i DPSHTRR-së Blendi Gonxhja në një intervistë për Report tv se kolaudimi do të nisë brenda pak ditësh.

Sipas tij, kolaudimi do rifillojë fillimisht për 150 mijë mjete që nuk janë përfitues të ndryshimeve ligjore, pra mjetet që janë pa certifikatë të vlefshme pasi ju është refuzuar kolaudimi vjet, për mjetet e përdorura që janë regjistruar në vend pas datës 31 dhjetor 2020, si dhe për taksitë, autoshkollat apo ambulancat të cilat kanë plotësuar 12 muaj dhe duhet t'i nënshtrohen kolaudimit.

Sipas Gonxhes, faza e dytë e kolaudimit do të fillojë për mjetet që përfitojnë nga ndryshimet e Kodit Rrugor të cilat do të njoftohen hap pas hapi nga DPSHTRR-ja dhe në E-Albania.

Me ndryshimet që ka pësuar Kodi Rrugor janë përcaktuar edhe afatet e reja se kur një mjet do i nënshtrohet kontrollit teknik. Për shembull në rast se ka drejtues mjeti që i skadon vlefshmëria e certifikatës më 1 qershor 2021 ata nuk do e kryejnë kolaudimin tani por në qershor të vitit 2022. E njëjta gjë do të ndodh për të gjitha automjetet që ju skadon kolaudimi pas rifillimit të këtij procesi.Udhëzimet përkatëse, sipas Gonxhes do të dalin në ditët në vijim./M.M-dritare.net