
Blerina Gjylameti: Zhupa të ndëshkohet për gjuhën ndaj Nikollës!
E Enjte 30 Maj 2024, 10:10
Dritare.net
Deputetja e PS Blerina Gjylameti kërkoi nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla që deputetja e PD Ina Zhupa të marrë masë disiplinore për gjuhën e përdorur sot në Kuvend ndaj zonjës Nikolla.
“Ju zonja kryetare keni një tolerancë ekstreme për gjuhën e përdorur ndaj jush. Ndaj për fjalën e deputetes Ina Zhupa mendoj se më e drejta duhet të ishte që të ndërpritej fjala dhe t’i jepej masa disiplinore tërheqjes së vëmendjes. Zonja Zhupa nuk mund të dilni e flisni për të drejtat e grave, kur jeni e para që fyeni pa ndërprerje. Është e qartë që nga kjo foltore, nxitet ajo që ndodh jashtë kësaj salle ndaj hiqni dorë nga këto mënyra sepse nuk do arrini kurrë t’ju besojë njeri”, u shpreh zonja Gjylameti./L.F-dritare.net

















