Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha thirret të premten për 21 janarin. Gjokutaj në SPAK. Ja çfarë kërkon!

Berisha thirret të premten për 21 janarin. Gjokutaj në SPAK. Ja

Pak orë pasi SPAK konfirmoi thirrjen e kreu të PD Sali Berisha për ta pyetur për dosjen e “21 janarit”, në dyert e prokurorisë është paraqitur avokati Genc Gjokutaj.

Jozyrtarisht mësohet se Berisha mund të ketë dorëzuar kërkesën për afrimin e ditës se kur do të pyetet kreu i PD.

Ditën e premte Berisha ndodhet jashtë vendit, dhe kjo është arsyeja pse kanë kërkuar ndryshim.


Në një njoftim publik, Prokuroria e Posaçme konfirmoi se Berisha ka nënshkruar urdhër-thirrje teksa zbatoi sot masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

“Sot më datë 17.11.2025, gjatë zbatimit të masës “detyrim paraqitje” në Prokurorinë e Posaçme, z. Sali Berisha është njohur dhe ka nënshkruar urdhër-thirrjen lidhur me procedimin penal nr.138 të vitit 2024 (çështja e 21 Janarit), përmes të cilës, i kërkohet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, në datën dhe orën e caktuar”, deklaroi SPAK./L.F-dritare.net

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)