Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

U shpall në kërkim për tritolin në Kamëz/ Ja kush është Ervis Lami, lidhja e tij me vrasjen e Lulzim Vishës!

U shpall në kërkim për tritolin në Kamëz/ Ja kush

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim Ervis Lamin, si një nga autorët e vendosjes së eksplozivit në një lokal në Kamëz më 15 nëntor. Në pranga ranë tre bashkëpunëtorët e tij: Jeton Lami, Florin Domi dhe Flogert Mezhika, ndërsa Lami vijon të jetë në arrati.

Sipas policisë, grupi hodhi lëndë plasëse në fasadën e biznesit të Saimir Sinës për shkak të mosdhënies së 500 mijë eurove të kërkuara në formë gjobëvënieje.

Lidhja me vrasjen e Lulzim Vishës
Emri i Ervis Lamit është i njohur për autoritetet. Në janar të këtij viti, gjatë kontrolleve për kapjen e autorëve të vrasjes së Lulzim Vishës, në banesën e tij u gjetën armë me silenciator, municion luftarak dhe sende të tjera të dyshuara si prova kriminale.

E kaluara: organizatori i arratisjes së bujshme në Drenovë
Lami ka qenë i përfshirë edhe në një prej arratisjeve më të komentuara në vend. Në vitin 2014, ai mori përsipër përgjegjësinë për planifikimin e arratisjes së 7 të dënuarve me burgim të përjetshëm nga burgu i Drenovës, mes tyre edhe Admir Tafili. Ai ka dëshmuar se armët dhe mjetet u futën përmes frigoriferëve të modifikuar në fabrikë, duke thyer masat e forta të sigurisë së institucionit.

Policia vijon kërkimet për kapjen e Ervis Lamit, ndërsa hetimet për sulmin me eksploziv dhe lidhjet e tij kriminale janë zgjeruar./K.C/dritare.net