Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha: Edi Rama të ftoj në debat publik!

Berisha: Edi Rama të ftoj në debat publik!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama për një debat publik, nëse ky i fundit nuk paraqitet në GJKKO ku është thirrur si dëshmitar në çështjen e aferës së “Partizanit”.

“Ne nuk e mbyllim çështjen Balluku, çështjen tënde dhe fundi yt do jetë para gjykatës. Ndaj edhe në këto kushte krejt të ndryshme, ndër më të vështirat, më duhet të pohohej që ne opozita shqiptare kemi bërë sakrifica të shumëfishta dhe të mëdha, ndofta më të mëdha se çdo opozitë tjetër në Europë, për të mbrojtur interesin publik, lirinë dhe dinjitetin e qytetarëve shqiptarë. Ne në opozitë, në sakrifica, në terro nuk mund të pranonin kurrë shkrirjen me qeverisë e krimit. Nuk mund të pranonim të jemi fasadë opozitë. Do të qëndrojmë pa u mposhtur në mbrojtjen e kauzës tonë. Do të jemi avoketër të interesit qytetar e kombëtar. U tentuan me gjykata, të na konfiskohej partia, por me etejë ne e orëm. Na izoluan ndërkombëtarisht me lobime korruptive të mafies ndërkombëtare dhe mashtrime, por sot kemi mbështetjen më të gjerë të miqve tanë në botë me 7 rezoluta në vetëm 14 muaj nga partitë kryesore që drejtojnë botën. Ato denoncojnë narkoshtetin e Ramës, arrestimin e liderëve të opozitës. Sot jo vetëm që nuk arriti për Berishën një fakt të vetëm, ju e dëgjuat, më në fund u thirr të ulet në sallën e gjykatës ballë për ballë për firmat e tij. Nga kjo tribunë, u them shqiptarëve se o të keni rastin të shihni në atë sallë përballjen e shekullit. Përpara jush i them Ramën, nëse nuk ta mban të vish në sallën e gjyqit dhe merr manovra si në rastin e Lubisë, se ska më frikacak se ti, të sfidoj edhe në një formë mëshire, zgjidh studion televizive dhe hajde në debat tju faktojmë shqiptare me dokumente se çfarë hajduti i pangopur je. Jo vetëm kaq, po çfarë ligësie shekspiriane mbart ti në qenien tënde. Edi Rama koha jote e zezë për shqiptarët ka marrë fund”, tha Berisha./K.C/dritare.net