
Ben Andoni: Ja pse fiton Veliaj në Tiranë!
Dritare.net
Gazetari Ben Andoni ka shpjeguar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga, se një nga arsyet e suksesit të Erion Veliajt në Tiranë është sistemi dhe puna sistematike, jo vetëm për qytetin, por edhe për partinë, duke organizuar dhe ndarë punën në grup.
"I thashë dikujt nga Partia Demokratike, por nuk i erdhi mirë: “Klononi Arbër Maznikun! Ose merrni Arbër Maznikun dhe fitoni zgjedhjet!” Filloi duke qeshur dhe më tha: “Jo kemi më të zotë!” Jo më të zotë nuk keni, sepse po e shikojmë. Mazniku ka punuar me module dhe sisteme shumë moderne, ka punuar me sistem dhe dhe statistike. E çuditshme është se te socialistët punojnë shumë me research-in, punojne dhe me të dhënat cilësore dhe sasiore. Prijnë gjithmonë të dhënat sasiore që kanë kampione për të rinj, për breza të tërë. Dhe kjo i ka dhënë rezultat, puna në çdo moment. Kanë shumë njerëz të padukshëm, jo në sensin e keq. Janë njerëz që punojnë dhe nuk duken, nuk bëjnë zhurmë nuk japin ide kot pa bërë asgjë. Kjo ka qenë në Tiranë. Kanë hyrë në zgjedhje me motorët e ndezur pa e lënë rastësinë të vendosë për ta."- u shpreh Andoni në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga./dritare.net

















