
BBC: Ja pse u largua me urgjencë David Cameron nga Tirana!
E Mërkurë 22 Maj 2024, 18:06
Dritare.net
Rishi Sunak pritet të thërrasë zgjedhjet e parakohshme në Britani të Madhe më 4 korrik, sipas mediave britanike. Në fakt, ministrat presin që të informohen nga kryeministri britanik gjatë mbledhjes së kabinetit që filloi në orën 16:15.
Kjo është dhe arsyeja pse sekretari i Jashtëm David Cameron ndërpreu vizitën në Shqipëri për t'u kthyer në mbledhjen e kabinetit, shkruan BBC.
Një burim i Zyrës së Jashtme i ka thënë BBC-së se Cameron ishte planifikuar të kthehej këtë mbrëmje, por udhëtoi më herët për të marrë pjesë në mbledhjen e kabinetit në Londër. Nuk u dhanë detaje të tjera.
Ja disa foto nga ai udhëtim i ndërprerë në Tiranë të Shqipërisë, ku ishin bërë përgatitjet për vizitën e tij./K.C/dritare.net

















