Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

GJKKO rrëzon kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi, më 5 maj vendimi për dosjen Partizani

GJKKO rrëzon kërkesën  për përjashtimin e gjyqtares

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesat e disa prej të pandehurve të dosjes së aferës Partizani, për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi. Kërkesa ishte paraqitur nga ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, Andia Pustina, të cilët në seancën e 24 prillit vijuan me taktikat e zvarritjes, duke kërkuar përjashtimin e gjyqtares për njëanshmëri.

Por, sot gjyqtarja Etleva Deda vendosi rrëzimin e kërkesave, pasi nuk gjeti shkaqe të përligjura mbi kërkesat e avokateve.

Më datë 5 maj, Davidhi pritet të japë vendimin për kalimin ose jo për gjykim të dosjes së aferës Partizani./L.F-dritare.net