Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama pas takimit me Cameron: Mik i çmuar për Rajonin dhe Shqipërinë!

Rama pas takimit me Cameron: Mik i çmuar për Rajonin dhe

Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur sot në zyrën e tij, sekretarin e Jashtëm britanik Lord David Cameron.

“Kemi një mik të veçantë një personalitet të njohur të politikës. Jo vetëm që kemi një mik nga një vend aleat dhe partner i rëndësishëm, sekretarin e shtetit për çështjet e Jashtme. Por edhe në të njëjtën kohë një mik të posaçëm të këtij Rajoni dhe të Shqipërisë që më në fund erdhi në Tiranë pasi e ka marrë ftesën prej disa vitesh dhe tani jam i bindur se do rikthehet përsëri. Sot ne kemi diskutuar për marrëdhëniet tona dypalëshe dhe thellimin e mëtejshëm të tyre qoftë në aspektin si dy vende aleate në NATO, apo edhe marrëdhënie bilaterale në kushtet kur Britania synon të jetë më e pranishme në Rajon. Kemi folur për përfshirjen e Britanisë në një projekt strategjik për Shqipërinë, Kosovës dhe Rajonin, lidhur me hekurudhën Durrës-Prishtinë, element kyç për rritjen e kapaciteteve të lëvizjes.

Falënderoj Sunak dhe Cameron për mbështetjen ofrimin e Shqipërisë që vitin e ardhshëm të bëhet vendi pritës i samitit të madh të komunitetit të përbashkët evropian që do të mbahet këtë vit në Londër në 2 qershor, Jo më 18 korrik se e ngatërrova me takimin tim me shqiptarët atje.

Ke premtuar se do të kthehesh prapë, janë gjithë shqiptarët që do të shohin a je politikani që mban premtimet apo jo”, tha Rama gjatë deklaratës për median./M.K-dritare.net