
Fotot/ Mbërrin në Rinas sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron!
E Mërkurë 22 Maj 2024, 11:11
Dritare.net

Ka mbërritur në Tiranë sekretari i Jashtëm britanik David Cameron i cili do të pritet nga kryeministri Edi Rama për të diskutuar luftën kundër emigracionit të paligjshëm.
Cameron është pritur në aeroportin Nënë Tereza, nga ministri i Jashtëm Igli Hasani.
Në axhendë është parashikuar që Rama dhe Cameron të mbajnë një konferencë për shtyp në orën 12:50 te biblioteka, Cod. Më pas Cameron do të pritet nga presidenti Bajram Begaj në orën 14:30./M.K-dritare.net

















