Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Cameron: Shqipëria, histori suksesi! Keni mbështetjen tonë për t'u fuqizuar ekonomikisht!

Cameron: Shqipëria, histori suksesi! Keni mbështetjen tonë

Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron vlerësoi sot kryeministrin Edi Rama për reformat që kanë çuar përpara Shqipërinë në aspektin ekonomik por jo vetëm.

Cemeron theksoi se Britania do vazhdojë të jetë krah vendit tonë, duke cituar: “Kur Ballkani Perëndimor ia del mbanë, atëherë edhe Evropa ia del mbanë”.

“Shqipëria është vërtet një histori suksesi, në aspektin ekonomik, aleancën në NATO, ju falënderoj ju për lidershipin tuaj. Jo vetëm se keni fituar më shumë zgjedhje sesa kam fituar unë dhe vazhdoni të jeni në detyre por keni pasur një drejtim të qartë se ku duhet të arrijë Shqipëria.

Partneriteti ynë me Shqipërinë ka qenë ndër më të frytshmit. Një partneritet që tani po zhvillohet edhe në luftën kundër krimit të organizuar, ne ndihmojmë edhe në modernizimin e gjyqësorit tuaj. Edhe për emigracionin ka qenë mjaft i arrirë dhe shpresoj të jetë shembull për gjithë Rajonin. Ju keni treguar se jeni krijues dhe punoni për këto arritje, Shqipëria do të ketë më shumë mundësi dhe qytetarët do vendosin të qëndrojnë këtu. Kur Ballkani Perëndimor ia del mbanë, atëherë edhe Evropa ia del mbanë.

Kjo është përparësi”, tha Cameron./M.K-dritare.net