Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Basha firmos peticionin për dekomunistizimin: Nuk e harroj atë vit, kam qenë këtu!

Basha firmos peticionin për dekomunistizimin: Nuk e harroj atë vit,

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bashkë me disa deputetë demokratë dhe të rinjtë e Forumit Rinor të PD, kanë firmosur këtë të diel peticionin për dekomunistizimin, në “Sheshin Skënderbej”.

Firmosja e këtij peticioni nga Basha bëhet në ditën kur shënohet 31-vjetori i rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.

"Nuk e harroj atë vit, kam qenë këtu. Kam arritur këtu pak para se shtatorja të binte dhe shumë më vonë e kam kuptuar se familja ime ndodhej këtu, në katër anët e sheshit. Asnjëri prej nesh nuk e dinte që ndodheshim këtu, sepse kishim ardhur nga rrugë të ndryshme. Si familje biologjike ishim të shpërndarë, nuk e dinim që ishim këtu. Por, që nga momenti i nisjes së protestës, rënia e shtatores dhe testimi i këtij momenti, ne të gjithë ishim bërë një familje”, u shpreh Basha./Xh.Xh/dritare.net