Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Balla kërkon ndryshime në Kodin Penal pas tragjedisë në Durrës: Të fortët e lagjes të bëhen shembull

Balla kërkon ndryshime në Kodin Penal pas tragjedisë në

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është ndalur në seancën plenare te aksidenti tragjik në Durrës, ku një ditë më parë humbën jetën dy të mitur, duke kërkuar reflektim institucional dhe masa më të ashpra ligjore. Në fjalën e tij në Kuvend, Balla paralajmëroi nevojën për ndryshime në Kodin Penal, duke theksuar se ngjarje të tilla nuk mund të trajtohen vetëm me masa administrative si heqja e pikëve në patentë. Ai iu referua gjithashtu diskutimeve për rishikimin e legjislacionit penal, duke theksuar nevojën për përgjegjësi më të fortë në rastet e shkeljeve të rënda që sjellin pasoja fatale.

“Në vijim të asaj që tha kolegu Braçe dhe duke e mbështetur plotësisht nevojën për të reflektuar të gjithë pa asnjë dallim, të majtë e të djathtë, socialistë dhe demokratë… Ngjarja e djeshme është një ngjarje që na kërkon ne të fillojmë të luajmë si zbatohen ligjet tona. Nëse ne do të mjaftohemi me heqjen e pikëve në patentë, kjo është e rëndë për ne. Në kushtet që jemi pranë rishikimit të Kodit Penal, Gjykata e Lartë e SHBA ka vendosur konceptin e vrasjes në kushtet e vetëbesimit të tepruar. Si koncept në rastet e këtyre. Z. Manja më shpjegoi dhe raste të tjera, dhe mendoj se përgjigja jonë në këtë rast do të jetë e menjëhershme, sa të kemi mundësinë të ndryshojmë kodin. Kam dhe një thirrje për Policinë e Shtetit, këta të fortët e lagjeve, këta duhen bërë shembull të gjithë. Këta të fortët e lagjeve duhet të kontrollohen mëngjes, drekë, darkë, këta nuk duhet të kenë fare patentë. Besoj se dhe ti (i drejtohet Berishës) je dakord që këta të fortët duhet të bëhen shembull nga policia në të gjitha komunitetet”, u shpreh Balla.


Më pas, ai u përplas dhe me deputetët e PD-së, sa i përket deklaratave të Berishës për Reformën në Drejtësi.

“Sot iu kam dëgjuar që të sulmoni Reformën në Drejtësi dhe këtë e bëni dy herë në muaj. Reforma në Drejtësi është një sukses. Ne jemi një vend që nga viti 1912 nuk kemi pasur drejtësi, por suksesi më i madh i kësaj reforme është që ka të majtë dhe të djathtë që përballen me drejtësinë. Nuk do ia ishim arritur kësaj dite që të gjithë të dalin para drejtësisë. Padyshim radhën e kanë ata që kanë futur duart në xhep. Prokurorët dhe gjyqtarët bëjnë një punë që ne ia kemi besuar në rrugë kushtetuese. Ne votonim në këtë sallë për të emëruar gjyqtarë, nuk ka më. Sa i përket akuzave, ka një standard. Kushdo që ka një akuzë, të shkojë dhe ta bëjë atje. Javën e kaluar, ditën e enjte, jam gjendur në Gjykatën e Posaçme. Do të doja shumë që një person të ishte aty. Gjithsesi ka vlerësuar punën që ka bërë gjykata. Nuk duhet harruar kurrë që përpara se të jesh një politikan, je një qytetar i thjeshtë.

Ministrat duhet të kuptojnë që Kuvendi është pushteti ku nuk shmangesh dot për të raportuar. Ajo që ka ndodhur sot në Komisionin për Europën dhe punët e jashtme, është një punë që duhet bërë çdo javë. Atë që iu thashë në komision po ju a them dhe këtu. Ministri ynë i jashtëm është një nga ambasadorët më të mirë që ka pasur ky vend. Ka punuar me të dyja qeveritë, dy herë me qeverinë e Berishës dhe dy herë me qeverinë tonë. Ferit Hoxha ka bërë një punë mjaft të mirë. E vërteta është që përgjigjen ta dha ministri. Keni dy muaj që dilni e bërtisni: ‘Jo IBAR-i ka dështuar, jo IBAR-i është rrëzuar’, ndërkohë që IBAR-i nuk është shqyrtuar ende nga këshilli”, tha Balla./K.C/dritare.net