
Arbër Veliaj paraqitet në SPAK: Jam këtu vullnetarisht për të bashkëpunuar
E Enjte 21 Gusht 2025, 14:02
Dritare.net
Arbër Veliaj, vëllai i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u paraqit paraditen e 21 gushtit në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Në një prononcim të shkurtër për mediat, ai theksoi se vizita e tij ishte për të bashkëpunuar me institucionin.
“Jam paraqitur vullnetarisht për të treguar gatishmërinë time për bashkëpunim me SPAK,” u shpreh Veliaj, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi arsyet konkrete të thirrjes apo procedurës.
SPAK nuk ka bërë ende një njoftim zyrtar mbi çështjen për të cilën Veliaj është paraqitur./L.F-dritare.net
View this post on Instagram

















