Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Aksidenti tragjik, 4 të rinjtë me shpejtësi 200 km/h, shoferi i betonierës ndaloi në rrugë pa bllokazh

Aksidenti tragjik, 4 të rinjtë me shpejtësi 200 km/h, shoferi i

Zbardhet e plotë dinamika e aksidentit në rrugën Vorë-Fushë Krujë, ku mbetën të vdekur 4 të rinj mesnatën e së mërkurës (19 mars).

Automjeti me të cilin udhëtonin fillimisht ka kryer parakalimin e 2 kamionëve që lëviznin në rrugën Vorë-Fushë Krujë dhe më pas kanë hyrë sërish në korsin e tyre, moment që pak sekonda më vonë janë përplasur me betonieren e ndaluar.

Referuar dëshmisë së shoferit 24-vjeçar, Aleksandër Krrashi, ka deklaruar se sapo ka hyrë në rrugën kryesore pasi ka dalë nga vendi i punës, i është fikur mjeti pasi sipas tij kishte mbaruar nafta.

Nga verifikimet paraprake, në momentin e përplasjes mjeti ka qenë me shpejtësi rreth 170 km në orë, ndërsa gjatë lëvizjes kur ka kryer dhe parakalimin mund të ketë qenë me shpejtësi rreth 200 km në orë.

Firma ku punonte drejtuesi i betonieres, Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, i arrestuar, rezulton të jetë ‘Hel-Jon shpk’, e cila merret prodhim dhe tregtim betoni që prej vitit 2021, kur dhe është krijuar. Kompania është me administrator Samir Hoxhën, 27 vjeç, i cili është shpallur në kërkim dhe akoma nuk është gjetur nga policia. Ai akuzohet se ka punësuar Krrashin si shofer, ndërkohë që nuk kishte patentë për drejtimin e mjeteve të rënda, teksa janë shkelur edhe rregullat e sigurisë rrugore e të punës.

Sipas dinamikës së ngjarjes, kur mbërriti në Rinas, në një fluturim nga Gjermania, Erild Laçi, 20 vjeç, postoi një foto teksa zbriti nga avioni. Në aeroport ishin nisur ta merrnin vëllai i tij më i madh, Enejdi, 25-vjeçar, me kushëririn e tyre, Andi Laçi, 22 vjeç, dhe një mik, Endrikejd Kurti, 24 vjeç.

Drejtuesi i betonieres Aleksandër Krashi 24 vjeç, u largua nga vendngjarja, i ndihmuar nga kushëriri i tij Valentin Krrashi, 25 vjeç. Një nga arsyet pse nuk mund t’i dorëzohej policisë, ishte një fakt i rëndë. 24-vjecari drejtonte betonierën pa pasur patentë për këtë kategori mjeti

Policia e arrestoi bashkë me menaxherin e firmës së prodhimit të betonit, Danjel Koxha, 34 vjeç i cili akuzohet se nuk kishte marrë masa për pajisjen e betonieres, me dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim dhe kishte punësuar në të zezë drejtuesin e betonieres, pa patentë.

Në kërkim policia shpalli edhe administratorin e kësaj firme, një 27 vjeçar./shqiptarja.com