
Alpinistja Uta Ibrahimi: Turistët e huaj mbledhin mbeturinat në malet tona!
Dritare.net

Uta Ibrahimi, alpinistja dhe ambientalistja e parë nga Kosova që ka ngjitur edhe majën Everest, njihet për përpjekjet e saj të pandalshme në promovimin e sporteve malore, turizmit të qëndrueshëm dhe mbrojtjes së mjedisit. Themeluese e organizatës “Utalaya”, ajo angazhohet për fuqizimin e grave dhe të rinjve përmes aventurës, alpinizmit dhe kujdesit ndaj natyrës.
Sot, gjatë një shëtitjeje me 14 turistë nga Anglia, Suedia, Irlanda dhe Amerika, Uta tregoi edhe një herë anën tjetër të realitetit tonë: mbledhën aq shumë mbeturina në male, sa i mbushën të gjitha çantat që kishin me vete. “Nuk po e bëj këtë postim vetëm për të treguar që heq plehra çdo ditë nëpër male por për të ndërgjegjësuar dhe për t’i ftuar të paktën 15.000 ndjekësit e mi që ta shohin, ta ndajnë dhe të veprojmë bashkë për të bërë diçka të mirë për vendin,” shkruan ajo.
Uta ndan ndjesinë e sikletit dhe turpit kur turistët e huaj e pyesin: Pse njerëzit hedhin plehra? Një pyetje e thjeshtë, por e dhimbshme, që tregon se sa shumë kemi ende për të bërë për të mbrojtur natyrën tonë./dritate.net

















