
Prof. Alban Dibra është një nga supermjekët që Shqipëria ka. Këtë e tregon puna prej vitesh e doktor Albanit në vendin tonë, gjithashtu edhe komentet e pafundme që erdhën në Dritare TV, ku qindra njerëz, kryesisht pacientë, vlerësojnë maksimalisht punën mjekut shqiptar.
Sëmundja është hall, shkruan dikush në facebook-un e Dritare TV, por të trajtohesh me doktor Albanin është fat.
Qindra komente të tjera pozitive erdhën për doktor Albanin, si rrallëherë, ndodh për doktorët në venin tonë. Zakonisht në komente të lëvdojnë vetëm kur nuk je gjallë.
Në të gjallë, të shajnë në kor në rrjetet sociale, por siç duket Alban Dibra, bën përjashtim. Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që në një postim për mjekët shqiptarë, të ketë kaq komente pozitive.
Prof. Alban Dibra drejton me profesionalizëm shërbimin e Kardiologji 2 në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" Tiranë dhe mentoron ekipin ekselent të Hemodinamikës, në shërbim 24/7 për interventet kardiake me metoda të avancuara.
Ministrja e Shëndetësisë përmes një postimi në facebook, tha se Prof. Dibra gëzon respekt dhe vlerësim nga të gjithë kolegët, studentët e Mjekësisë ndër vite dhe pacientët e shumtë të cilëve ju ka shërbyer./L.F-dritare.net

















