
Aksidenti tragjik në aksin Fushë Prezë! Digjen brenda mjetit 4 të rinjtë!
Dritare.net
Një aksident tragjik me 4 viktima ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin Fushë Prezë-Vorë.
Raportohet se mjeti ku udhëtonin të rinjtë është përplasur me një betoniere dhe është përfshirë nga flakët. Për pasojë 4 viktima janë djegur brenda mjetit tip Benz.
Ngjarja tragjike ka ndodhur pak pas mesnate në Fushë Prezë ndërsa mësohet se makina ka përplasur nga pas betonieren duke bërë që të shpërthejë në flakë.
Përplasja ka rezultuar fatale për 4 të rinjtë që ndodheshin në mjeti tip Benz, të cilët janë djegur brenda mjetit. Viktimat dyshohet të jenë nga Borizana e Krujës.
Policia ka dhënë detaje nga aksidenti ku humbën jetën 4 të rinj, sipas bluve, Benz-i ku udhëtonin 4 viktima është përplasur me një betoniere që drejtohej nga 24-vjeçari me iniciale A. K., i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Për pasojë makina është përfshirë nga flakët dhe humbën jetën drejtuesi i Benz, 25-vjeçari me iniciale E. L., dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij, të rinjtë me iniciale E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç.
Ndërkohë unformat blu kanë shoqëruar për veprime të mëtejshme 24-vjeçarin që drejtonte betonieren./E.P-dritare.net

















