
Jorida Tabaku: Berisha më lajmëroi më parë që do isha në listë të hapur!
Dritare.net
Kandidatja për deputete e PD-së në Tiranë, e ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV foli për Primaret dhe futjen e saj nga kryedemokrati Sali Berisha në listat e hapura. Tabaku tha se e dinte para mbledhjes së kryesisë se do të ishte në listat e hapura, pasi këtë gjë ia pati thënë më parë zoti Berisha.
Jorida Tabaku: Unë pata një rezultat të mirë në Primare dhe është një moment vlerësimi ndaj borxhit ndaj strukturave të PD-së. Unë nuk e kam betejën me askënd në partinë time, por me kundërshtarin. Nuk është fjala për të vënë një emër në listë, por për të gjetur një përfaqësues në parlament. Me të mirat dhe të këqijat e mia, besoj se është e rëndësishme që qytetarët të zgjedhin dikë që i përfaqëson ata në parlament, që flet për ta. Unë këtë punë e kam bërë.
Roland Qafoku: Je mërzitur me Sali Berishën që të vendosi në listat e hapura?
Jorida Tabaku: Unë në momentin kur u diskutua në mbledhjen e Kryesisë, isha e shkarkuar nga diskutimi, sepse e dija më parë. Unë e kisha diskutuar me Berishën. Mendoj se kjo ishte një zgjidhje optimale./K.C/dritare.net

















