
Aida Hajnaj në krye të BKH/ Ja kush e zëvendëson në Policinë e Shtetit!
E Enjte 27 Gusht 2020, 12:12
Dritare.net
Albert Dervishaj është emëruar sot në postin e zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Më parë Dervishaj ka ushtruar detyrën e drejtorit në Drejtorinë e Rendit Publik. Ai ka zëvendësuar, Aida Hajnajn e cila është emëruar në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit./L.F-dritare.net

















