
Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës dhe pasdites, të cilat përgjatë reliveve malore të vendit do të pasohen me reshje shiu.
Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/s. Valëzimi në det do të jetë 1-2 ballë./L.F-dritare.net

















