
Nga Sali Onuzi
Më 21 gusht 1944, 81 vjet më parë, ranë në krye të detyrës per Çlirimin e Atdheut 5 djem të Shqipërisë nga Shkodra, Lezha e Miloti ,Ahmet Haxhia,Hydajet Lezha ,Naim Gjylbegu,Ndoc Ded Marku dhe Ndoc Mazi,komunistë, partizan të Çetës partizane Pukë -Mirditë që si njësit kishin hyre në krahinën e Mirditës për të zbatuar detyrën e venë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrise Nacionalçlirimtare dhe nga Qarkori i Partise së Shkodës për të mobilizuar njerëzit në Luftë kundër pushtuesit gjerman dhe bashkëpunëtorëve të tyre.
Ata që i kishin dhënë besën Shqipërisë , u vranë në besë nga mercenarët e Gjon Marka Gjonit dhe të pushtetit kuisling. Ata ishin nacionalçlirimtarë.Nuk ishin terroristë, nuk kishin vrarë njeri , as kishin përdhunuar e vjedhur ndokënd e ndokund.
Vrasësit e tyre , 60 veta të armatosur, të vendosur në një pritë të volitshme në fshatin Vig të Mirditës , dhe te komanduar nga Pjeter LLeshi, në kundërshtim me çdo zakon e kanun,kundër kërkesës se pleqësisë së Vigut , kundër dëshmisë së Preng Gjinit se ishin miqtë e tij e në bukë të tij.
Ishin po këta mesjetarë antipopullorë që do të vrisnin pas Çlirimit mësuesin e madh Ndrec Ndue Gjokën,( që po u hapte sytë e mendjen femijëve ëe Mirditës), që vranë 4 vajzat e nuset e Mirditës, Mrike Lokja,Pashke e Prena Tarazhi, Shkurte Cara , pse kishin shkuar ne aksion ! , ishin po këta që vranë drejtuesin e Partisë e të shtetit,Bardhok Bibën , vetëm pse luftonte për lirinë e popullit,kundër bandave të reaksionit të zi.
Por ata nuk mundën ta ndalin popullin e Shqipërisë e të Mirditës në rrugën e tij të historisë e të përparimit.
Lavdi heronjve te popullit shqiptar !
Ne foto Monumenti i 5 heronjeve te Vigut , veper e skulptorit te popullit Shaban Hadëri, vendosur ne vitin 1982 ne qytetin e Shkodrës./dritare.net

















