Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

700 italianë të vrarë gjatë pushtimit të Shqipërisë më 7 prill 1939!

700 italianë të vrarë gjatë pushtimit të

Nga Roland Qafoku

Në foto janë faqet e para të gazetës londineze “Daily Express” dhe njujorkezes “New York Times” të datës 8 prill 1939. Të dyja pasqyrojnë me titull të madh në faqet e para pushtimin e Shqipërisë nga Italia që ndodhi vetëm 24 orë më parë. Sipas planit të ushtrisë italiane, në operacionin pushtues u deshën 50 mijë forca ushtarake, 51 njësi detare dhe 400 avionë luftarakë.

700 italianë të vrarë gjatë pushtimit të

Nën komandën e gjeneral Alfredo Guzzoni forcat italiane sulmuan njëkohësisht portet nga Saranada, Vlorë, Durrës dhe Shëngjin duke vënë në funksion anijet luftarake “Giulio Cesare” dhe “Conte di Cavour”, 3 kryqëzorë të rëndë, 3 kryqëzorë të lehtë, 9 destrojerë, 14 anije silure, 1 minakërkuese, 10 anije ndihmëse dhe 9 anije transporti. Në Shqipëri situata ishte e çuditshme.

Mbreti Zog u largua bashkë me shpurën e tij por ajo që mbeti në të gjithë këtë histori është fakti se pa asnjë organizim por me një patriotizëm në dehje deri në habi, ushtarakët shqiptarë dhe dhjetra e qindra vullnetarë luftuan në të gjithë pikat ku ushtria italiane zbarkoi.

Ishte parashikuar e lehtë, por ushtria italiane hasi në rezistencë dhe nuk e mori lehtë Shqipërinë. Sipas të dhënave të botuar nga studiues të huaj, në datat 6,7,8,9 prill, pikërisht falë kësaj rezistence u vranë 700 ushtarakë italianë. Po po e lexuat mirë. U vranë 700 ushtarakë italianë. Pra, një Shqipëri pa ushtri, me mbretin e larguar, me një shtet që u thërrmua si të ishte një pirg rëre, shqiptarët bënë më të paimgjinueshmen.

Rezistuan, penguan pushtimin e lehtë dhe një pjesë u vranë për të mbrojtur atdheun e tyre. Këtë e konfirmojnë edhe gazetat “Daily Express” dhe New York Times”. Nga ky patriotizëm i nivelit më të lartë na mbetet vetëm t'i nderojmë duke thënë: Lavdi atyre shqiptarëve që u vranë atë ditë si Mujo Ulqinaku me shokë por edhe mirënjohje pa fund për ata që e organizuan vullnetarisht atë rezistencë si Abas Kupi me shokë!/dritare.net