7 këshilla që duhet t’i merrni parasysh nëse udhëtoni me makinë, kur jashtë është acar!
Dritare.net

Këto ditë na ka shoqëruar moti i ftohtë dhe me ngrica. Kjo ka bërë që shumë rrugë të ngrijnë dhe të rritet rreziku për aksidente. Në këtë situatë, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar një video me disa këshilla për drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes gjatë udhëtimit në ditët me mot të acartë.
Ja këshillat e DPSHTRR!
1. Verifikimin që sistemet e ngrohjes së kabinës, xhamave dhe pasqyrave funksionojnë në mënyrën e duhur;
2. Përdorimi i antifreeze për sistemin e ftohjes së motorit;
3. Qarkullimi vetëm me goma të përshtatshme për stinën e dimrit;
4. Mbajtja gjithnjë në makinë mjetet e domosdoshme për qarkullimin në temperatura ekstreme (zinxhirë, pastruese për akullin e xhamave, etj.)
5. Kur ka dëborë apo ngricë, koeficienti i fërkimit me asfaltin ulet ndjeshëm, ndaj duhet ruajtur distanca e sigurisë shtesë nga mjeti që paraprin;
6. Mos kryerja e manovrave të nxituara veçanërisht në prani të dëborës;
7. Qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm me frenimin dhe rrotullimet e timonit./K.C/dritare.net