
Tërmet 5.8 në Turqi. 14 vjeçarja vdes nga paniku!
Dritare.net
Të paktën një person ka vdekur pasi një tërmet me magnitudë 5.8 ballë goditi bregdetin perëndimor të Turqisë në mes të natës.
Tërmeti tronditi qytetin bregdetar mesdhetar të Marmaris, tha agjencia turke e menaxhimit të fatkeqësive. Guvernatori i Marmaris, Idris Akbiyik, tha në një postim në X se një vajzë 14-vjeçare u shtrua në spital me sulme paniku dhe vdiq pak më vonë.
Ai tha se 69 persona u plagosën pasi u hodhën nga shtëpitë e tyre gjatë lëkundjeve.
Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave tha se tërmeti ishte i përqendruar në Detin Mesdhe dhe goditi në orën 2:17 të mëngjesit. Ai u ndje në rajonet fqinje, përfshirë ishullin grek të Rodosit.
"Ne nuk jemi aspak të shqetësuar për këto lloj tërmetesh", tha për kanalin Mega sizmologu Efthymios Lekkas, kreu i Komitetit shtetëror të Vlerësimit të Rrezikut të Tërmeteve. “Ky ishte intensiv për shkak të thellësisë së tij, mbulon një sipërfaqe më të madhe, por valët sizmike nuk kanë energjinë që duhet të kenë për të bërë dëme në sipërfaqe.”
Turqia ndodhet në majë të vijave të mëdha të çarjeve dhe tërmetet janë të shpeshta.
Në vitin 2023, një tërmet me magnitudë 7.8 vrau më shumë se 53,000 njerëz në Turqi dhe shkatërroi qindra mijëra ndërtesa në 11 provinca jugore dhe juglindore. 6,000 njerëz të tjerë vdiqën në pjesët veriore të Sirisë fqinje./L.F-dritare.net

















